TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Albsig ka arritur të dëmshpërblejë përsëri në kohë rekord një vlerë të madhe për qendrën tregtare në Lushnje e cila në muajin dhjetor të vitit të kaluar, u përfshi nga një zjarr shkatërrues. Ky është rasti i dytë brenda një kohe të shkurtër ku Albsig tregon shpejtësi në mbështetjen e të dëmtuarve. Vetëm gjatë tre muajve të fundit, Albsig ka dhënë 4 milion euro dëmshpërblim, duke përfshirë edhe rastin e zjarrit në një kompani bojërash në Tiranë.
Albsig ka kompensuar vlerën e plotë 1.5 milion euro dëmshpërblim për rastin e qendrës tregtare në Lushnje, ku 300 mijë euro janë dhënë menjëherë në ditët e para pas incidentit. Kjo procedurë është marrë në dorëzim nga ekspertët e Albsig dhe është ndjekur me përpikmëri duke e kthyer edhe këtë në një rast suksesi. Vendosmëria për t’iu përgjigjur klientëve në raste të tilla është standard i kompanisë Albsig, jo vetëm për raste zjarresh dhe rreziqesh të tjera, por edhe për çdo policë sigurimi që kjo kompani ofron.
Sipas përfaqësuesit ligjor të qendrës tregtare z. Lorel Ferracaku, një pjesë e objektit ka qënë e siguruar nga kompania Albsig ku përfaqësues të saj, si drejtuesit, ashtu edhe grupet e inspektimit, kanë qënë të pranishëm që në momentet e para e deri në finalizimin e procesit. “Falenderojmë Albsig për mbështetjen në plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm dhe për dëmshpërblimin në kohë rekord.”
Albsig, pjesë e Grupit Kastrati, ka treguar përsëri angazhim maksimal për t’i shërbyer në kohë dhe me përpikmëri klientëve të saj.
“Dëmi në qendrën tregtare ishte i përmasave tejet të mëdha, fatmirësisht pa dëme në njerëz. Albsig, si gjithmonë edhe në këtë rast ishte i gatshëm për të kryer shlyerjen e dëmit në kohë rekord. Menjëherë pas verifikimeve dhe plotësimit të dokumentacionit, klientit i është bërë pagesa prej 300 mijë eurosh në llogarinë e tij dhe aktualisht që flasim, dëmshpërblimi është shlyer në vlerën totale prej 1.5 milionë eurosh” shprehet Dritan Kastrati, Zv. Drejtor i Përgjithshëm i Albsig.
Arritje të tilla janë tregues jo vetëm të një modeli të suksesshëm biznesi, por edhe i besimit dhe ndërgjegjësimit të qytetarëve shqiptarë për nevojën e një partneri të besueshëm e serioz që e shoqëron në çdo aspekt të jetës dhe biznesit.