TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në mbledhjen e Komisionit Hetimor për të dhënat e sistemit TIMS, nënkryetari i këtij komisioni, Toni Gogu, kërkoi nga kolegët e opozitës t'i përmbahen vendimit të Kuvendit e të mos shndërrohen në gjyqtarë.
Gogu iu përgjigj akuzave të Salianjit pas arrestimit të drejtorit të IT në Policinë e Shtetit.
"Rezultatet e punës sonë janë një hetim ligjor mbi veprimtarinë e sistemeve qe mbrojnë sistemin TIMS, nuk janë gjyqe. Ju tërheq vëmendjen t'i qëndrojmë këtij urdhri te Kuvendit. Zotëria te cilit ju i referoheni ka statusin e te prezumuarit i pafajshëm. Nuk ndëshkon Kuvendi. Ne hetojmë veprimtarinë me ndihmën e disa eksperteve. Unë e kuptoj qe ju jeni shume te trembur dhe ndiqni strategjinë e atij qe eshte sot me i tremburi ne ballkonin e shtëpisë se tij. Ky rol është te marrësh rolin e gjyqtarit. Javën e kaluar donit t'i jepnit pafajësi Berishës, sot doni te bëheni gjyqtari i Ervin Muces. Ju nuk ndiheni rehat ne rolin e parlamentarit qe heton sipas vendimit te Kuvendit. Nga njera ane doni te shfajësoni farefisin tuaj politik dhe nga ana tjetër te ndëshkoni kundërshtarin politik. Kjo sepse jeni humbes seriale. Pa humbur kohe ju lutem kthehuni ne shinat e vendimit te Kuvendit. Mos u beni ju inkuizitore", deklaroi Toni Gogu, nënkryetari i Komisionit Hetimor për të dhënat e TIMS.