AKTUALITET, 12 Prill 2024, 15:51

Komisioni i TIMS, Dogjani bën akuzën e fortë për Ervin Muçën: Transferoi nga emri i punonjësit 1 mln euro

Komisioni i TIMS, Dogjani bën akuzën e fortë për Ervin

Deputeti i PD-së, Asllan Dogjani lësjoi akuza të forta në në mbledhjen e komisionit hetimor të TIMS.

Ai tha se Ervin Muça, drejtori i IT në Policinë e Shtetit që u pezullua pas hetimit që SPAK nisi për të, ka transferuar nga emri i një punonjësi 1 milion euro.

"Kam dhe një informacion tjetër për këtë Muçën, që në kohën që ja qenë te AKSH, një punonjës i tij e ka kallëzuar sepse ka përdorur të dhënat e tij për të transferuar 1 milionë euro te një kompani. Pasi është zbuluar, është marrë në pyetje punonjësi, dhe ka thënë se nuk di gjë. Më pas ai ka bërë kallëzim, dhe është larguar nga puna. Ky (Ervin Muça) mund të jetë një agjent i shërbimeve të huaja që merr të dhënat e qytetarëve dhe mund t’i përdorë kundër Shqipërisë. Dhe ndaj e kemi kërkuar si dëshmitar. Do kërkoja të shtrijmë hetimin se mund të jetë agjent i shërbimeve të huaja, ai ka bërë tradhti kombëtare.", tha ai.