TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në mbledhjen e sotme, Komisioni i Sigurisë Kombëtare ka votuar disa ndryshime sa i takon karrierës ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
I pranishëm në këtë komision ishte dhe ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili tha se kreu i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura është figurë apolitike dhe nuk ka lidhje as me Partinë Socialiste, as me Partinë Demokratike.
“Drejtori i Shtabit të Përgjithshëm të forcave të Armatosura s’ka lidhje me PD dhe PS, pra, ska lidhje me politikën”, tha Peleshi. Kështu, parashikohet se sportistit të nivelit të lartë t’i jepet grada honorifike me urdhër të ministrit të Mbrojtjes, me propozim të shefit të Shtabit të Përgjithshëm.
Propozimi për dhënien e kësaj grade bëhet nga një komision i posaçëm me përfaqësues nga Ministria e Mbrojtjes dhe një përfaqësues nga ministria përgjegjëse për sportin. Sipas ndryshimeve, sportistët, të cilët arrijnë të thyejnë rekorde olimpike në kampionatet evropiane dhe botërore do marrin gradën kolonel.
Klasifikimi i gradave honorifike
Gradat honorifike, sipas rezultateve si sportist i nivelit të lartë janë:
ç) Vendi i dytë deri në vendin e tretë në kampionatin evropian (Nënkolonel )
ë) Vendi i parë në Lojërat Mesdhetare (Major).
Për t’u konsultuar me dokumentin e plotë klikoni këtu