TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një grup prej 31 deputetësh të Partisë Socialiste kanë dorëzuar një shkresë zyrtare pranë Kuvendit, ku propozojnë kandidaturën për Komisioner për Mbrojtjen nga Diskriminimi.
Deputetët kujtojnë se mandati i ish-komisionerit Robert Gajda ka përfunduar në prill të vitit 2023, ndërsa më pas është rihapur procesi për përzgjedhjen e kandidaturave.
Pas këtij procesi, deputetët socialistë propozojnë emrin e Genta Tafa për postin e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi.
Në shkresë theksohet se kandidatja plotëson të gjitha kriteret ligjore dhe vlerësohet për përvojën profesionale në fushën e ligjit, si dhe për aftësitë në ushtrimin e profesionit.