AKTUALITET, 5 Maj 2026, 11:29

Me kokën ulur/ Shkaktoi aksidentin tragjik në Durrës, familja braktis në gjyq Nikoll Radaçin, ja si reagon pas kafazit të xhamtë

Me kokën ulur/ Shkaktoi aksidentin tragjik në Durrës, familja

Ka dalë para trupit gjykues shoferi i aksidentit tragjik në Durrës, ku humbën jetën dy të mitur dhe u plagos rëndë një i tretë.

Ai është shfaqur i qetë por me kokën ulur pas kafazit të xhamtë, ndërsa familja e ka braktisur atë në këtë seancë.

 57-vjeçari ndodhet brenda në kafazin e qelqtë dhe qëndron me kokën të ulur.

Familjarët nuk kanë pranuar që t’i marrin avokat, duke iu caktuar kështu avokat nga shteti.

57-vjeçari dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur kur humbi kontrollin e makinës duke përplasur 3 fëmijë, duke lënë të vdekur dy prej tyre dhe duke plagosur rëndë një të tretë.

Pas këtij momenti, Radaçi ka dalë menjëherë prej mjetit “Benz” duke e braktisur makinën dhe duke ikur në mes të lagjes me vrap. Shoferi i dehur nuk ka tentuar t’u japë ndihmën e parë fëmijëve.

Në total, në vendngjarje ndodheshin 4 fëmijë, dy prej të cilëve humbën jetën pas përplasjes, një i tretë u dërgua me urgjencë në Spitalin e Traumës, ndërsa i katërti i shpëtoi mrekullisht aksidentit.