TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Klodiana Lala ka folur për hetimet e SPAK ndaj politikanëve të lartë dhe presionin me të cilin përballen prokurorët.
E ftuar në emisionin Të Paekspozuarit në MCN TV, Lala tha se prokurori që heton aferën në Bashkinë e Tiranës u sulmua, në një tentativë për ta intimiduar, por se i firmosi urdhër arrestet, ndaj SPAK nuk duhet paragjykuar.
"Duke u hetuar janë zoti Berisha, Meta, Kryemadhi, Gjiknuri, Arben Ahmetaj në arrati, po hetohet roli i Beqajt, dhe zbatueshmëria kap disa ministra. Ndërkohë ka çështje që kanë të bëjnë me AKSHI-n, ka çështje që kanë të bëjnë me tendera. Vetëm para dy ditësh në Elbasan, janë sekuestruar celularë.
Të themi se drejtorët e Veliajt nuk duheshin arrestuar, kur është vjedhje që i poshtëron shqiptarët, sepse është Berisha në arrest shtëpie, nuk ka kuptim.
U përdor Mirel Mërtiri për t’u denoncuar prokurori, por ai i arrestoi. Ai zotëria, e firmosi urdhër arrestin për tre drejtorë dhe gjashtë të tjerë për masa ndaluese.
Ndonjëherë paragjykimi në avancë, e dëmton punën e Prokurorisë së Posaçme. Ky institucion po i bën disa lëvizje. Po i tregon administratës, nëse vidhni mund të shkoni prapa hekurave.
Pse nuk duhet hetuar Ilir Meta dhe Sali Berisha? Nëse janë të pafajshëm, në rregull. Të hetohet edhe kryeministri edhe kryetari i bashkisë. Deri dje thuhej se nuk guxonte njeri", tha ndër të tjera Lala.