AKTUALITET, 30 Qershor 2026, 22:31

“Kjo nuk është Shqipëria e Re, është kaos i ri, anarki” - Klosi: Edhe ne si PS kemi protestuar

“Kjo nuk është Shqipëria e Re, është kaos i ri,

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, ka komentuar protestën 31-ditore të zhvilluar në Tiranë, duke deklaruar se sipas tij tubimi ka ndryshuar karakter dhe po shkon drejt një situate kaotike.

Klosi tha se protesta e sotme, sipas tij, nuk përfaqësonte më një reagim qytetar, por një grup të kufizuar personash.

“Sot nuk ishin në kushtet e një proteste qytetare, por ishin një grup shumë i kufizuar personash. Por kur gjuhen deputetët me vezë dhe hidhen gurë ndaj makinave të tyre, atëherë padyshim që është një moment që duhet diskutuar”, u shpreh Klosi.

Ai e cilësoi hedhjen e gurëve dhe përplasjet me forcat e rendit si akte vandalizmi, ndërsa tha se protesta, e cila nisi si një kundërshtim politik ndaj qeverisë, sipas tij ka kaluar në një tjetër fazë.

“Megjithëse ka qenë antiqeveritare dhe politike, tashmë kjo ka kaluar në një stad të ri. U harruan edhe tezat e para. Kjo nuk është Shqipëria e re, por një kaos i ri”, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i PS-së.

Klosi shtoi se sipas tij vetëm Partia Socialiste ka pasur historikisht protesta të organizuara, duke iu referuar qëndrimeve të opozitës ndër vite.