AKTUALITET, 25 Janar 2023, 19:08

Kishte humbur kontaktet me familjen që prej 20 janarit, gjendet i pajetë 41-vjeçari në Pukë

Kishte humbur kontaktet me familjen që prej 20 janarit, gjendet i

Një 41-vjeçar është gjetur i pajetë në afërsi të fshatit Fierzë në Pukë.

Sipas informacioneve nga policia, bëhet fjalë për shtetasin Vladimir Kola, nga Fierza me banim në Durrës.

Gjithashtu mësohet se trupi i pajetë i tij u gjet në një pus uji.

Pasi kishte shkuar në vendlindje dhe kishte vizituar disa prej familjarëve, Kola kishte shkëputur kontaktet me familjen prej 20 janarit.

Mësohet gjithashtu se 41-vjeçari, i pamartuar, njihej si përdorues i pijeve alkoolike dhe kishte pasur edhe më herët humbje të kontakteve me familjarët.

Ndërkohë trupi i pajetë i Kolës ka mbërritur në morgun e spitalit të Pukës, ku po i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore, për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes.