TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gazetarja Klodiana Lala dha detaje nga arrestimi i të shumërkërkuarit Adi Çobo nga Byroja Kombëtare e Hetimit. Ajo deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se u vëzhgua bashkëshortja për të shkuar te ai, ndërsa nuk u bashkëpunua me policinë, sepse kishin frikë nga dekonspirimi.
“Operacioni “Ura” goditi klanin e Visit të Pojës, u arrestuan disa persona, pjesa tjetër e dosjes ishte hetuar nga italianët. BKH, që nga nisja e funksionimit, në momentin kur janë nxjerrë urdhër-arrestet, janë përcjellë për ekzekutim policisë dhe ka struktura të posaçme që të mbështetura nga BKH kanë kryer operacionin. Në rastin konkret ka patur veprime të kryera nga policia, ky person nuk arrestohej dhe kishte dyshime për dekonspirim, BKH vendosi ta kryejë vetë opeacionin. U vëzhgua bashkëshortja e Adi Çobos dhe mbrëmjen e kaluar kur bashkëshortja ka vajtur në apartamentin ku ai qëndronte, BKH ka ndërhyrë dhe e ka arrestuar.
Pse është anashkaluar policia? Sepse ka klimë të thellë mosbesimi.
Zoti Braho në komisionin e reformës zgjedhore ngriti një shqetësim dhe tha se kemi shumë urdhra arreste dhe nuk ka arrestime.
BKH nuk mund të kryejë të gjithë arrestimet, normalisht bashkëpunimi me policinë nuk ndalet, por duhet gjetur urë komunikimi dhe bashkëpunimi. I takon zotit Braho dhe zotit Hita. Policia duhet të pastrohet nga segmente të inkriminuara, që kanë thelluar klimën e mosbesimit”- tha Lala.