TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Protestuesit kanë ndërmarrë një tjetër akt simbolik gjatë tubimit të tyre, duke vendosur pranë ambienteve të Kuvendit kosha të mëdhenj mbeturinash me thirrjet "Rama n'kosh, Berisha n'kosh" apo "Parlament analfabetësh".
Sipas organizatorëve, veprimi synon të shprehë pakënaqësinë ndaj deputetëve dhe klasës politike, të cilët ata i akuzojnë se nuk përfaqësojnë interesat e qytetarëve.
Në pamjet e shpërndara nga protesta, dhjetëra qytetarë shihen të mbledhur rreth koshave, ndërsa në zonë ndodhen edhe efektivë të Policisë së Shtetit për të monitoruar situatën.
Protestuesit e kanë cilësuar këtë si një formë simbolike të reagimit të tyre, ndërsa deri në këto momente nuk raportohet për incidente.
Ky aksion vjen në kuadër të protestave të vazhdueshme kundër qeverisë, ku pjesëmarrësit po përdorin gjithnjë e më shumë forma simbolike për të përcjellë mesazhet e tyre politike.


