AKTUALITET, 15 Qershor 2026, 14:42

Kërkoi zëvendësimin e masës së sigurisë, shtyhet seanca për Ilir Metën

Kërkoi zëvendësimin e masës së sigurisë, shtyhet

Seanca gjyqësore për Ilir Meta, i cili ka kërkuar zëvendësimin e masës së sigurisë ndaj tij, është shtyrë për një datë tjetër.

Gjatë seancës së zhvilluar sot, nuk u mor një vendim për kërkesën e ish-presidentit, ndërsa trupa gjykuese vendosi ta shtyjë shqyrtimin e çështjes.

Seanca e radhës do të mbahet më 18 qershor, kur pritet të vijojë shqyrtimi i kërkesës për ndryshimin e masës së sigurisë.

Ilir Meta ka kundërshtuar masën aktuale të sigurisë dhe ka kërkuar zëvendësimin e saj, ndërsa vendimmarrja përfundimtare mbetet në pritje të seancës së ardhshme.