TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Protesta e qytetarëve para Kryeministrisë ka pasqyruar prej ditësh anën kreative të të rinjve.
Në protestën e sotme është vënë re një kënd i veçantë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ku prindërit të cilët kanë marrë fëmijët me vete në protestë kanë krijuar një hapësirë ku të miturit mund të pikturojnë.
Siç shihet edhe nga pamjet, fëmijët me bojëra në duar shprehin talentin e tyre teksa në asfalt janë disa tabakë e letra të ngjyrosura nga ata. Fëmijët gjithashtu monitorohen nga prindërit të cilët protestojnë për të gjashtën ditë radhazi kundër ndërtimit në Zvërnec.