TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Fluturimi i parë direkt mes Tiranës dhe Torontos u inaugurua sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, duke shënuar vendosjen e një lidhjeje të re ajrore mes Shqipërisë dhe Kanadasë. Në ceremoninë e organizuar në Rinas morën pjesë kryeministri Edi Rama, ambasadorja e Kanadasë në Shqipëri Elissa Goldberg, ministri i Turizmit Blendi Gonxhja dhe përfaqësues të sektorit të aviacionit.
Gjatë fjalës së tij, Rama tha se linja e re do të shërbejë për të afruar më shumë qytetarët, bizneset dhe komunitetin shqiptar në Kanada, ndërsa zbuloi se objektivi i ardhshëm është vendosja e fluturimeve direkte me Shtetet e Bashkuara.
“Na duhen sa më shumë projekte për turizmin elitar për të pasurit sepse sjellin të ardhura për komunitetin dhe pastaj për arkën e shtetit. Jemi në këtë pikë, do vazhdojmë të sjellim më shumë turistë, por ajo që jemi të vendosur të bëjmë është të rrisim të ardhurat në arkën e shtetit shqiptar.
Ka një projeksion profesional dhe shumë të qartë për sfidën që kemi përpara, që është projeksioni i numrit të pasagjerëve që potencialisht do të hynë në Shqipëri një dekadë më tutje dhe i numrit të fluturimeve që duhet ti përgjigjet numrit të pasagjerëve, kjo do të thotë se duhet të zgjerojmë sistemin tonë të aviacionit civil. Të gjitha janë të informuar për disa vonesa, jo për shkak të shëtit, por për shkaqe të kompanisë në aeroportin e Vlorës, ministria e Infrastrukturës ka ndërmarrë hapat e duhur në këtë drejtim dhe objektivi ynë mbetet i palëvizshëm, që aeroporti i Vlorës, do të hapet patjetër dhe nuk do të jetë pre e mosmarrëveshjeve brenda kompanisë, jemi në përgatitjet e fundit për të hapur garën për aeroportin e Gjirokastrës që do jetë turistik dhe sezonal dhe s’kemi arsye te heqim dore nga ai i Kukësit edhe pse kur vjen puna te linjat ajrore, marrëveshjet janë private që zhvillohen në një nivel te interesit te kompanive dhe te aeroportit dhe e fundit është që e kemi nisur këtë detyre me vetëm 6.5% të popullsisë shqiptare që kishin akses ne aviacion. Sot që flasim qe shifra ka shkuar mbi 40% e shqiptarëve që përdorin avionin. Është rezultat i hapjes së konkurrencës, pas atij koncesionit të trashëguar që kushtonte shume. Nuk falënderoj përfaqësuesit e kompanisë sepse ka ardhur këtu për te fituar para dhe e mirëpresim, por falënderim jo. Nuk keni bërë sakrifice, madje jeni dhe vonë se duhet te kishit ardhur dhe me pare, por prap jeni me para se ata që do vinin mbrapa”, tha kryeministri Rama.