AKTUALITET, 2 Prill 2024, 22:44

Këlliçi: Redi Molla e Mariglen Qato vodhën edhe 600 mijë euro me tenderin e klohrit

Këlliçi: Redi Molla e Mariglen Qato vodhën edhe 600 mijë

Belind Këlliçi, anëtar i Kryesisë së PD-së, tha në emisionin ‘Krasta-show’ në Syri TV se ka marrë informacione mbi tenderin e klohrit të vitit 2016, përmes të cilit janë vjedhur 600 mijë euro.

Këlliçi tha se paratë janë vjedhur, kanë bërë sikur kanë hedhur klor në ujësjelllësin e Tiranës, ndërsa UKT drejtohej nga Redi Molla e Mariglen Qato.

“Këta kanë terrorizuar qytetarët e Tiranës, kanë terrorizuar qytetin e Tiranës”, tha Këlliçi. Ai u shpreh se nga moment kur nisi arrestimi i drejtorëve po ndodh një gjë positive, pasi po na mbërrijnë informacione mbi abuzimet e kësaj bande, mbi vjedhjet që kanë bërë.

“Unë dhe ekipi po ndjekim paratë që Erion Veliaj dhe banda e tij po vjedhin dhe i investojnë në biznese. Këtë nuk po bën SPAK sot, nuk po ndjek paratë”, tha Këlliçi.

Sipas tij, kjo histori nuk mund të mbyllet duke i vënë kapak me disa arrestime drejtorësh, që do të bëjnë 1 vit burg dhe më pas të marrin dhjetëra milionë euro.