TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Belind Këlliçi ka ngritur akuza mbrëmjen e sotme se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është arestuar me urdhër të kryeministrit Rama.
I ftuar në A2CNN, Këlliçi, deklaroi se është pikërisht Edi Rama ai që ka dhënë dritën jeshile për arrestimin e Erion Veliajt, pasi sipas tij ai prej muajsh po e godiste atë dhe po i hiqte përgjegjësit.
Këlliçi shton se kryeministri ka humbur kontrolli që ditën kur ish-drejtuesi i fushatës së Trump, i atashuar tashmë pranë PD, i tha se është një kukull e Sorosit.
“Zullumi është trashur sa nuk mban më. Miliona euro të hedhura për të manipuluar opinionin, për të blerë ndjekës nga Bangladeshi në rrjetet sociale. Ditën që tha është kukulla e Sorosit, Rama ka luajtur mendsh.
Ky është fillimi. Ai ka dhënë vetë dritë jeshile për arrestimin e Veliaj. Kam thënë që po e godet Veliajn, po e zvogëlon”, u shpreh Këlliçi.