AKTUALITET, 7 Maj 2024, 12:56

Këlliçi: Protesta nuk do të ndalet derisa Erion Veliaj të largohet nga Bashkia e Tiranës

Këlliçi: Protesta nuk do të ndalet derisa Erion Veliaj të

Belind Këlliçi, i cili ishte pjesë e protestës së opozitës tha se aksioni që kanë nisur nuk do të ndalet, derisa siç u shpreh ai të largojnë kryetarin e bashkisë.

Teksa komentoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e grupit të PS, Këlliçi u shpreh se “sot ai dha “OK” për arrestimin e zyrtarëve”.

“Ne këtë aksion nuk e ndalim, por deri në fund do largojmë Erion Veliajn. I premtojmë qytetarëve që kjo betejë nuk fitohet me largimin e Veliajt, por kur Edi Rama do të largohet nga zyra e tij. Nuk mjafton që Rama të japë OK, siç tha sot që të arrestohen zyrtarë dhe ai të mbretërojë i qetë, por ne do të duhet ti japim atë që meriton kësaj bande që është në krye të qeverisë që në 10 vite e ka boshatisur Shqipërinë”, tha Kelliçi.