AKTUALITET, 3 Prill 2024, 21:19

Këlliçi: Erion Veliaj, nuk ka Zot që të shpëton nga ‘5D’ dhe inceneratori!

Këlliçi: Erion Veliaj, nuk ka Zot që të shpëton nga

Belind Këlliçi, anëtar i kryesisë së PD-së, duke folur në ditën e 93 të tubimit qytetar në mbështetje të liderit të opozitës Sali Berisha tha se kreu demokrat nuk është tërhequr për asnjë sekondë dhe ka denoncuar në çdo moment aferat e Edi Ramës.

Këlliçi deklaroi se ndërsa Sali Berisha ndodhet në arrest sepse ka denoncuar aferat e Edi Ramës, i njëjti SPAK mban në qetësi Edi Ramën në Kryeministri dhe banditin Erion Veliajn në Bashki.

“SPAK ka frikë ti përmendë emrin jo vetëm Edi Ramës, por edhe Erion Veliajt”, tha Këlliçi.

Ai tha se në aferën ‘5D’ janë përfshirë të gjithë banditët që Erion Veliaj i kishte strehuar në Bashki.

“Erion Veliaj nuk ka zot që të shpëton nga dosja ‘5D’ dhe inceneratori i Tiranës. Nuk ka zot që e shpëton Veliajn, nga çjerrja e maskës mbi atë që ka ndodhur me taksat e qytetarëve. Erion Veliaj do të paguajë faturën deri më një. Erion Veliajt do t’i ngremë një lapidar atje në Sharrë për t’i treguar se gjaku i Ardit Gjoklajt nuk ka për tu harruar kurrë.  Erion Veliaj ka vjedhur plot 130 milionë euro nga taksat tuaja deri më tani me një incenerator fantazmë”, tha Këlliçi.

Ai i ftoi qytetarët e Tiranës që të marrin pjesë në protestën e orës 11:00 të ditës së premte, ndërsa tha se çdo qytetar i kryeqytetit duhet ti kërkojë llogari Erion Veliajt se ku kanë shkuar taksat e shqiptarëve.

“Ashtu si opozita mundi në Turqi, Erdoganin, ashtu do të fitojmë edhe ne me në krye Sali Berishën, në zgjedhjet e ardhshme. Banda qeverisëse dhe ajo në bashki do të përgjigjen deri më një”, deklaroi Këlliçi.