TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka marrë sot një vendim të rëndësishëm lidhur me fatin politik të Bashkisë së Kuçovës. Gjatë mbledhjes zyrtare, KAS shqyrtoi kërkesën ankimore nr. 1, të depozituar më datë 1 qershor 2026 nga Partia e Lirisë dhe Lefter Maliqi.
Objekti i këtij ankimimi ishte kundërshtimi i vendimit nr. 35, të datës 21 maj 2026, të marrë më herët nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve (Ilirjan Celibashi). Ky vendim i parë lidhej me shqyrtimin administrativ të rezultatit të verifikimit (dosjen e dekriminalizimit) për kryetarin aktual të Bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Riza Hajdari, i cili ka garuar nën logon e Partisë Socialiste.
Pasi shqyrtoi argumentet e paraqitura nga përfaqësuesit ligjorë të Partisë së Lirisë dhe Lefter Maliqit, trupa e KAS-it vendosi:
-Pranimin e pjesshëm të kërkesës ankimore të depozituar nga opozita.
-Shfuqizimin e plotë të vendimit nr. 35, datë 21.05.2026, të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve për mbylljen e verifikimit ndaj Kreshnik Hajdarit.
-Detyrimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve që të rikthejë dosjen dhe ta shqyrtojë në themel këtë çështje administrative.
-Rrëzimin e kërkesës që synonte moslejimin e ankimit ndaj këtij procesi.