AKTUALITET, 11 Maj 2026, 11:25

Kapitulli 5, "Prokurimi Publik”/ “Shqipëria, mbi vendet e BE për numrin e ofertuesit”, Rama: Vendi ynë ka marrë vlerësime të njëpasnjëshme

Kapitulli 5, "Prokurimi Publik”/ “Shqipëria, mbi vendet e

Kryeministri Edi Rama dhe Negociatorja për Kapitullin 5 “Prokurimi Publik”, njëkohësisht Drejtore e Përgjithshme e Agjencisë së Prokurimit Publik, Reida Kashta, zhvilluan një konferencë për mediat, ku folën mbi procesin e integrimit dhe se ku qëndron sot Shqipëria në fushën e prokurimeve publike.

“Raporti flet për mungesë ndërgjegjësimi mbi faktin që konkurrenca është një element kyç për prokurimet publike.

Nëse e vendosim në kontekst indikatorin e vendit tonë, konkurrueshmëria dhe po të shohim në tabelën e konkurrueshmërisë pozicionin e vendit tonë, nëse në mesatare kontratat me një ofertues janë 32.3 për qind të kontratave të vendeve në BE, në Shqipëri janë 23.5 për qind.

Shqipëria është në një fazë shumë të mirë në avancimin e negociatave për në Bashkimin Europian”, tha Rama.