AKTUALITET, 20 Maj 2024, 15:12

Kanosi me thikë një 14-vjeçare, e pëson gruaja në Pogradec

Kanosi me thikë një 14-vjeçare, e pëson gruaja në

Një grua 63-vjeçare u procedua penalisht nga policia në Pogradec.

Kjo, pasi ajo ka kanosur me thikë një vajzë 14-vjeçare. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në shkallët e pallatit dhe ka ndodhur për motive të dobëta.

“U referuan materialet për V. M., 63 vjeçe, banuese në Pogradec, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur me fjalë dhe me një mjet prerës, një 14-vjeçare”, njofton policia.