TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Durrësit Igli Cara ka publikuar disa foto nga rrugë të ndryshme të qytetit bregdetar.
Cara shkruan se mungesa e ndriçimit është e pranishme në rrugica dhe rrugë të Durrësit. Ai shton se ky është një rrezik i vazhdueshëm për këdo duke i hapur rrugë vjedhjeve.
“Në terr të plotë! Nuk ka rëndësi, nëse je në qendër apo në periferi, mungesa e ndriçimit është e pranishme në rrugica dhe rrugë të Durrësit.
Një rrezik i vazhdueshëm për këdo, duke i hapur rrugë vjedhjeve, konflikteve, aksidenteve apo dhe ngjarjeve kriminale.
Një tarifë e deyrueshme, që njeh vetëm rritje, pa u kthyer në shërbime për taksapaguesit. Ku shkojnë taksat e qytetarëve durrsakë?!!!”, shkruan Cara.