AKTUALITET, 9 Shkurt 2025, 11:10

Kandidati i LDK-së për kryeministër thirrje qytetarëve: Merrni pjesë masivisht në proces!

Kandidati i LDK-së për kryeministër thirrje qytetarëve:

Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka votuar për zgjedhjet parlamentare në shkollën Faik Konica në Prishtinë.

Abdixhiku ftoi të gjithë qytetarët me të drejtë vote që të votojnë për të vendosur për “fatin e tyre dhe të Republikës së Kosovës” për katër vjetët e ardhshëm.

“Është dita e demokracisë dhe në këtë ditë të demokracisë i ftoj qytetarët e Kosovës që të marrin pjesë masivisht në përcaktimin e fatit të tyre për katër vitet e ardhshme për veten dhe Republikën e Kosovës”, tha Abdixhiku.

Kandidatët e tjerë për kryeministër janë: Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje, Bedri Hamza nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.