AKTUALITET, 24 Qershor 2026, 09:02

Kamioni përplaset me makinën/ Aksident tragjik në aksin Lezhë–Milot, humb jetën shqiptari nga Kosova, lëndohet motra dhe djali i tij

Kamioni përplaset me makinën/ Aksident tragjik në aksin

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 04:30 në aksin rrugor Lezhë–Milot, ku janë përfshirë një kamion dhe një automjet.

Sipas informacioneve paraprake, një kamion është përplasur me një automjet që drejtohej nga një shqiptar i Kosovës.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i automjetit ka humbur jetën në vendngjarje. Ndërkohë, motra dhe djali i tij janë dërguar në Spitalin e Traumës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Burime zyrtare bëjnë me dije se të dy ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Pas ngjarjes, drejtuesi i kamionit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, ku po kryhen veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për të përcaktuar shkaqet dhe dinamikën e përplasjes tragjike.

Njoftimi i plotë:

Rreth orës 04:30, në aksin rrugor Lezhë–Mabë, një automjet tip kamion, me drejtues shtetasin A. M., është përplasur me një automjet me drejtues shtetasin kosovar K. B.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit, shtetasi  K. B., ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa motra e tij, shtetasja F. B., dhe djali i tij, shtetasi F. B., janë transportuar në Spitalin e Traumës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i kamionit, shtetasi A. M., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, ku po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.