AKTUALITET, 10 Qershor 2026, 20:10

“Kam parë Shqipninë nga ‘91 duke u shkatërruar”, thirrja e qytetarit: Qëndroni pash hatrin e Zotit mos e lini këtë vend!

“Kam parë Shqipninë nga ‘91 duke u

Protesta e qytetarëve në Tiranë bëhet gjithnjë e më masive.

Qytetari nga Mamurrasi, teksa ka mbajtur fjalën e ti në Protestë, bëri thirrje që shqiptarët të mos dorëzohen.

“Kanë bërë presione ca filiza të PD e PS. Desha t’i them kryeministrit, ka qenë i zënë me investime madhore. Shqipëria nuk ka vuajtur kurrë për dëshmorë. Sikur sot me na fut një snajper, për të madhin Zot jam më I gëzuar. Vij nga Mamurrasi. Kam parë Shqipninë duke mu shkatërru nga ’91 e deri më sot. Kemi përfunduar duke hequr Dritëro Agollët nga Parlamenti e duke futur Zegjinetë…Këta kujtojnë se hamë bar ne, ne kemi parë botën. Të gjithë ekselentët janë në Europë, pushtetin e udhëheqin injorantët. Ju bëj thirrje qëndroni, pash hatrin e Zotit mos e leni kët ven”, tha mes të tjerash ai.