TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama hodhi poshtë akuzat dhe teoritë që lidhin projektin e Zvërnecit me interesa të huaja, duke i cilësuar ato si përpjekje për të nxitur urrejtje dhe dezinformim.
Ai deklaroi se pas protestave të nisura për çështje mjedisore fshihen edhe ndikime politike dhe aktorë që, sipas tij, synojnë të manipulojnë opinionin publik.
“Cili është djalli që po tenton të hyjë mes nesh? Që po tenton t’u lërë mbi kurriz fëmijëve tanë atë që ne po tentojmë t’i mbrojmë? Sa e gënjeshtërt, aq edhe çuditërisht e thirrur nga ata që duan të gjejnë rrugë për urrejtje.
Ç’lidhje ka Izraeli me ata që duan të investojnë në Zvërnec, kur janë dy vëllezër myslimanë të një nga kompanitë më të mëdha të Lindjes së Mesme? Apo se dhëndri i presidentit të SHBA-së është hebre? Po pastaj? Kaq budallenj mund të bëhemi ne sa të hedhim përpjetë atë që nuk hidhet dhe t’i bëjmë karshillëk në sytë e dynjasë? Ndërkohë që jemi shumë të vegjël para tyre dhe duhet t’i kemi marrëdhëniet miqësore, strategjike?!
Kam dëgjuar ca molotovarë dhe karnavalë që thonë s’ka lidhje fare Irani këtu, është protestë bio. Protesta e atyre të Zvërnecit është bio, por ajo që bëjnë vendet të cilat futen armiqësisht në trupin e një vendi tjetër është shfrytëzimi i protestave bio, i mërzive, i shqetësimeve, i alarmeve bio, dhe pastaj e dinë ata se çfarë bëjnë. Duhet të jesh idiot të mohosh përfshirjen e një vendi armik, i vetmi vend armik që kemi. Duhet të jesh idiot të thuash që nuk ka asnjë punë, kur zëdhënësi i qeverisë iraniane shkruan shqip: ‘Rama ik’”, tha Rama.