AKTUALITET, 24 Janar 2023, 13:25

Kallëzimi në SPAK për 21 Janarin, Berisha: Të mos merremi me budallallëqet e Ulsiut, i vetmi përgjegjës është Rama

Kallëzimi në SPAK për 21 Janarin, Berisha: Të mos merremi

Ish kryeministri Sali Berisha komentoi padinë në SPAK nga socialistët për protestën e 21 Janarit ku mbetën katër të vrarë në bulevard.
Berisha u shpreh se njeriu direkt përgjegjës për këtë ngjarje është vetë Edi Rama.

“A ka mundësi të qëndrojmë te çështja më kryesore dhe të mos merremi me budallallëqet e Ulsiut. Ai ka për detyrë të sillet si bodigard i Edi Ramës. Ai komenton veten. Njeriu direkt përgjegjës për atë që ndodhi, organizator kryesor është vetëm Edi Rama.

Kurrë nuk do i ndahet kjo akuzë. Nuk kam asnjë lloj. Jam njeri pa imunitet siç e dini. Si mundet mediat të heshtin para një skandali të përmasave transatlantike. A kuptoni ju se detyra kryesore e mediave është t’i shërbejnë publikut jo ta rrethojnë me mure censure. Janë të gjitha mediat e botës që flasin sot për Edi Ramën”, deklaroi ai.