TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Analisti dhe pedagogu Ermir Gjinishi, debatoi në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV me Ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj për investimet strategjike dhe projektin në Zvërnec. Gjinishi tha se po abuzohet me investimet strategjike, duke bërë investitorë strategjikë edhe rrogëtarë, siç është rasti i aktorit të humorit, Gazment Paja.
Pjesë nga biseda
Gjinishi: Ju flisni përgjithësisht, jo për gjëra konkrete. Nuk jemi kundër investimeve. Jeni nga të paktat ministre që dilni ndonjëherë në media, komplimente. Thatë se projekti është refuzuar, por kemi leje për rrethim për çështje studimore. Përse duhet rrethuar një ambient për çështje studimore? Kush do t’i sulmojë studiuesit?
Komisioni Europian ka ngritur dy shqetësime, ka bërë dy ankesa, ligji për investitorët strategjik, që Komisioni deklaron se nuk keni diskutuar me komisionin për miratimin e këtij ligji, ky është ligji më i poshtër, pasi keni dhënë status njerëzve me rrogë, pa të ardhura.
Nuk jemi kundër investimeve, por po flasim që po abuzohet me investimet. Pastaj ligji për zonat e mbrojtura që ju e keni ndryshuar, prek kapitullin e mjedisit. Nëse ndërtohet shkatërrohet habitati. Është shkatërruar laguna e Kunes për 2-3 barraka që janë ndërtuar aty.
E fundit, flisni për investime dhe rolin që do të kenë në ekonomi, por ligji për investimet strategjike është miratuar në 2015, sa investitorë të huaj kanë ardhur dhe sa vende pune janë hapur?
Ibrahimaj: Në negociatat që kemi me BE, është i kalendarizuar për t’u miratuar këtë vit. Do të kemi një ligj të ri për investimet, që do të bashkojë tre ligje që janë në fuqi, për investimet përfshirë atë për investimet strategjike. Do të bëjmë publik draftin për ligjet e investimit, që do të miratohet si çdo ligj tjetër që është në procesin e integrimit, pasi të ketë marrë “no objection” nga Bashkimi Europian.
Për investimet strategjike që u jepen personave rrogëtarë, nuk e di për kë investim e keni fjalën dhe nuk mund të diskutoj.
Gjinishi: Gazmend Paja e ka marrë.
Ibrahimaj: Investimet e miratuara kanë dhënë vlerë të shtuar në turizëm dhe sektorë të tjerë vendit, një nga arsyet pse ekonomia rritet janë edhe investimet.