TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Protesta e qytetarëve është shoqëruar me revoltë, mëllef dhe pakënaqësi nga qeverisja e vendit. Një nga qytetarët, i cili foli në podiumin e improvizuar para ambienteve të Kryeministrisë tha se populli nuk po voton më, pasi janë bindur se nuk ka të ardhme në vend me Edi Ramën dhe Sali Berishën.
Ai tha se kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij i ka ardhur fundi. Të shumtë kanë qenë protestuesit të cilët folën në podium. Ata kërkuar anulimin e projektit të Zvërnecit, atij të Rrjollit, dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe ndryshime të menjëhershme në ligjin për investimet strategjike dhe paketën e maleve.
Qyetarët kanë zgjedhur që kjo protestë mos të ketë asnjë nuancë politike, pasi në thirrjet e tyre dëgjohet mesazhi "Rama në burg, Berisha në burg". Protestuesit përcollën mesazhin “Nesër më shumë”, duke paralajmëruar mobilizim të mëtejshëm në lidhje me këtë situatë.
Protestuesit kërkojnë anulimin e projektit të ndërtimit në zonën e Zvërnecit, duke e cilësuar atë si ndërhyrje në një zonë të mbrojtur dhe duke akuzuar qeverinë për favorizim të interesave private në dëm të pronës publike. Nga ana tjetër, ata pretendojnë se investitorë të ndryshëm po përfitojnë nga toka shtetërore në mënyrë të padrejtë.