AKTUALITET, 14 Qershor 2026, 15:38

"Ju erdhi fundi!", emigrantët shqiptarë protestojnë në Berlin kundër Ramës

"Ju erdhi fundi!", emigrantët shqiptarë protestojnë

Shqiptarë të diasporës u mblodhën këtë të diel në Berlin në një protestë kundër Edi Ramës, duke kërkuar dorëheqjen e tij dhe ndryshime në drejtimin e vendit.

Gjatë tubimit, protestuesit mbanin pankarta dhe slogane kundër qeverisë, nën thirrjen: Rama ik, ju erdhi fundi.

Ata shprehën pakënaqësinë për situatën politike në Shqipëri dhe kërkuan zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Protesta në Berlin vjen në vijim të protestave të organizuara nga shqiptarët brenda dhe jashtë vendit, të cilët kanë kërkuar largimin e Ramës.

Ndërkohë, në Tiranë, protestat kundër tij kanë hyrë në ditën e 15-të, me organizatorët që deklarojnë se do të vijojnë mobilizimin deri në realizimin e kërkesave të tyre.