AKTUALITET, 25 Maj 2026, 14:52

Jep dorëheqjen drejtori i policisë së Tiranës, Elton Alushi

Jep dorëheqjen drejtori i policisë së Tiranës, Elton Alushi

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë Vendor të Tiranës, Elton Alushi.

Kërkesa është dorëzuar në Drejtorinë e Përgjithshme, ndërsa pritet që në orët në vijim të ketë një përgjigje zyrtare për drejtuesin që do të komandohet në krye të policisë së Tiranës.

Kujtojmë se më herët, Alushi ishte në ambjentet e Prokurorisë së Posaçme (7 mars 2026), megjithëse nuk u bë me dije se për çfarë ishte thirrur në SPAK drejtori i policisë së Tiranës.

Sakaq, largimi i tij nga posti është përfolur më parë, për shkak të protestave të opozitës, ku në njërën prej tyre u godit me molotovë në drejtim të ish-vilës së diktatorit Enver Hoxha në ish-bllok.