TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i “Lëvizja Bashkë”, Arlind Qori dhe pedagogu Ermal Hasimja debatuan në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV për programin e partisë që ai drejton. Hasimja e quajti Qorin komunist, ndërsa ky i fundit u shpreh se komunizmi ka vdekur në 1989.
Pjesë nga debati
Arlind Qori: Në Shqipërinë tonë i thuhet komunist kujtdo, i thuhet Sali Berishës, Edi Ramës...
Ermal Hasimja: Marksist.
Arlind Qori: Debatoja unë një herë me Henri Çilin dhe thonin sa mirë ai bëre atij komunistit, pra kujtonte se komunisti ishte z. Çili, me një konfuzion të madh se kush është komunist. Nëse “Lëvizja Bashkë” është komuniste apo jo, mjafton të lexosh programin e saj, lexohen programet e partive të tjera nëpër botë, shihen programet..
Ermal Hasimja: Jeni marksist apo jo?
Arlind Qori: Dhe arrihet në përfundim...Zoti Hasimja duhet ta dijë, ose shpresoj ta dijë që komunizëm do të thotë një shoqëri pa klasa, pa shtet dhe me pronësi të përbashkët të mjeteve të prodhimit. Në nuk kërkojmë një shoqëri pa klasa, pa shtet dhe as me pronësi kolektive. Që ta quash tjetrin komunist, do të duhet të plotësojë këto tre kushte së bashku. “Lëvizja Bashkë” nuk është një lëvizje komuniste. Programi dhe fryma...
Ermal Hasimja: Zoti Qori, a jeni marksist apo jo? Po ose jo, është e thjeshtë fare.
Arlind Qori: Do të dal edhe aty. Idetë dhe programi ynë gjenden të materializuara nga vendet e Evropës Perëndimore dhe Veriore, në ato vende ku kanë krijuar shtetin social. Komunizmi ka lindur si ide në vitin 1848 dhe ka vdekur në 1989. Sot edhe të duash nuk je dot komunist. Edhe republika Popullore e Kinës që deklarativisht udhëhiqet nga Partia Komuniste është fund e krye kapitaliste. Zoti Hasimja më pyet a je marksist. Unë jam tifoz me bajernin e Mynihut, jo me Marksin, Hegelin as me Niçen, as Platonin. I studioj, i vlerësoj.