TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Tre ditë pas denoncimit të familjarëve për zhdukjen pa gjurmë të tre të miturve të moshave 15-17 vjeç në Durrës, është bërë lokalizimi dhe gjetja e tyre.
Burime zyrtare konfirmuan sot (29 prill) lajmin e gjetjes dhe kthimit pranë familjeve të tyre pas marrjes në pyetje.
“U larguam me dëshirë”, mësohet se janë shprehur ata gjatë marrjes në pyetje në prani edhe të psikologut.
Por nuk jepen detaje të tjera për rrethanat dhe shkaqet.
“Mbi largimet nga banesat, të 3 të miturve të moshave 15 dhe 17 vjeç, bëjmë me dije se të tre u gjetën, në gjendje të mirë shëndetësore. Të tre deklaruan se ishin larguar nga banesat, me dëshirë”, njoftoi policia vendore.
Materialet procedurale për këtë rast, iu referuan Prokurorisë, për vlerësim të mëtejshëm dhe zbardhjen e ngjarjes.
Denoncimi u bë nga nënat e tre fëmijëve të humbur, që të shqetësuara kërkuan ndihmën e uniformave blu.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, pasi kanë kallëzuar shtetaset Z. K., M. N., dhe H. L., se janë larguar nga banesa 3 fëmijët e tyre, të moshave 15 dhe 17 vjeç”, thuhej në njoftimin e datës 27 prill për humbjen e fëmijëve.