TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gazetari Sokol Bregu, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, foli për dosjen Aruba.
“Kur e lexon dosjen “Aruba”, kupton një gjë: droga ka shumë para. Nëse i mban në shtëpi rrezikon që t’i marrë policia, në bankë nuk i çon dot. Duhet të gjesh një biznes të sigurtë dhe gjen ndërtimin.
SPAK i ka dalë në kokë një historie që kemi thënë për vite me radhë. Pastrimi i parave në biznesin e ndërtimit. A duhet ta fillonte nga poshtë apo lart, a ka lidhje me projektin e Zvërnecit?
Para se ta lexonim prisnim diçka nga sot, por aty në dosje gjen SKY dhe Encrochatin e vitit 2021. Pse pikërisht në këto momente? Ndoshta nga situata ku ndodhet vendi?”-tha Bregu.