TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij në ceremoninën e 105-vjetorit të shpalljes së Tiranës kryeqytet. Rama u ndal gjatë tek arrestimi i Veliajt, teksa vuri në pikëpyetje metodat e SPAK.
'Jemi në një situatë shumë delikate. Jo për ne në aspektin politik, jo për ne në aspektin e raportit me drejtësinë. Nuk na takon ne. Nuk do na dëgjojnë nëse Erioni është i fajshëm apo i pafajshëm. Do ngremë shumë pyetje për shumë raste të tjera. Duke mbështetur drejtësinë.
Duke kërkuar të drejta në procesin. Unë jam dëshmitar për intimidim personave. Janë intimiduar njerëz që më kanë bërë të mendoj për kohën kur jam marrë nga policia para rënies së regjimit, jam futur në makinën e policisë, jam çuar në një repart, dhe aty më është folur për turpin që duhet të ndjeja po tradhtoja babain.
Një njeriu në atë hetim i është përmendur i ati që është punonjës në shtet duke i thënë, mirë është ta nderosh babain. Ku jemi këtu? Ku jemi këtu? Që nuk ka lidhje fare me fajësinë apo jo të Erionit.
Duke e mbyllur dua të them këtë që ne kemi lënë një boshllëk në panoramën e zhvillimeve pozitive por jo vetëm pozitive të drejtësisë së re, ku kemi ata që veprojnë të mbështetur dhe sfidoj këdo, këta që na ngrenë dhe na ulin rrugëve. Për mua janë rrugëve, ajo që ndodh në udhëkryqet e kanaleve të mbrëmjes është rrugaçëri.'