AKTUALITET, 24 Maj 2026, 20:47

"Iu rrezikua jeta"/ Rusia goditi kompleksin ku banon ambasadori shqiptar në Kiev, reagon BE: Jemi në solidaritet me Ukrainën e Shqipërinë”

"Iu rrezikua jeta"/ Rusia goditi kompleksin ku banon ambasadori

Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri ka reaguar pas sulmit masiv të Rusisë në Kiev, ku u godit edhe kompleksi ku banon ambasadori shqiptar në Ukrainë.

“Delegacioni i BE-së dënon me ashpërsinë më të madhe sulmin me dron dhe raketa gjatë natës mbi Kiev nga Rusia, i cili shkaktoi disa viktima dhe goditi edhe rezidencën e Ambasadorit të Shqipërisë në Ukrainë, duke vënë në rrezik jetën e tij.

Ky sulm i pamatur na kujton edhe një herë brutalitetin e luftës së paprovokuar dhe të pajustifikuar të agresionit të Rusisë kundër Ukrainës. Ne jemi në solidaritet me Ukrainën dhe Shqipërinë”, lexohet në deklaratën e Delegacionit të BE-së në Shqipëri.

Deklarata e Delegacionit të BE-së në Tiranë:

Delegacioni i Bashkimit Evropian dënon me forcën më të madhe sulmin me dronë dhe raketa të kryer gjatë natës nga Rusia ndaj Kievit, i cili shkaktoi disa viktima dhe goditi gjithashtu rezidencën e Ambasadorit të Shqipërisë në Ukrainë, duke vënë në rrezik jetën e tij.
Ky sulm i papërgjegjshëm na kujton edhe një herë brutalitetin e luftës së paprovokuar dhe të pajustifikuar të agresionit të Rusisë kundër Ukrainës.
Ne qëndrojmë në solidaritet me Ukrainën dhe Shqipërinë.