TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ka përfunduar operacioni urgjent të cilit iu nënshtrua Kryepeshkopi i Shqipërisë Anastas. Janullatos është dërguar në pavijon aktualisht dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Kryepeshkopi i Shqipërisë iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale pas një përkeqësimi të shpejtë të gjendjes së tij shëndetësore për shkak të hemorragjisë në sistemin gastrointestinal.
Ai i ishte trajtuar për disa ditë me radhë mjekimeve për të kontrolluar gjakderdhjen, por mëngjesin e së premtes pësoi një përkeqësim dramatik sipas mediave greke.
Më herët, sipas një njoftimi më të ri mjekësor, u bë e ditur se ai është intubuar në pavijonin e spitalit “Evangelismos”.