AKTUALITET, 6 Maj 2024, 20:23

Iu bë atentat me armë zjarri teksa po pinte kafe, ndërron jetë 44-vjeçari shqiptar në Bruksel (EMRI)

Iu bë atentat me armë zjarri teksa po pinte kafe, ndërron

44-vjeçari shqiptar, i cili u qëllua me armë zjarri mbrëmjen e së dielës, 28 prill, në tarracën e një kafeneje në komunën Schaarbeek të Brukselit, ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. Kështu bën të ditur prokuroria publike e Brukselit.

Augustin Kaza, ishte ulur në tarracën e një kafeneje, kur një burrë i maskuar e qëlloi katër herë.

Kaza mori një plumb në kokë dhe tre në gjoks.

Ai u dërgua në spital në gjendje të rëndë për jetën, por sot ka ndërruar jetë nga plagët e marra.

Policia ende nuk e ka identifikuar apo arrestuar autorin, ndërsa hetimet për ngjarjen vijojnë.