TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Altin Hazizaj, aktivist i të drejtave të njeriut, ka reaguar pas një përplasje të fortë që ka ndodhur në emisionin "Opinion" me disa përfaqësues të feve.
Tema e emisionit ishte martesa simbolike mes dy grave në tarracën e Bashkisë së Tiranës, por mes Hazizajt dhe përfaqësuesve të feve pati debate të nxitura nga një deklaratë e aktivistit për islamin politik dhe ekstremizmin, deklaratë që më pas shkaktoi polemika të shumta në rrjetet sociale.
Hazizaj ka reaguar duke thënë se deklaratat e tij janë nxjerrë nga konteksti.
"Tek Opinion nuk kam thënë asgjë më shumë e më pak, mbase në përdorim të fjalëve jo të duhura që mund të nxirren lehtë jashtë kontekstit, për të ndarë shqetësimin shoqëror, që e gjithë kjo ngrehinë e mbushur me paragjykime, mungesë informimi dhe urrejtje, nëse nuk kontrollohet mund të sillte viktima. Në të njëjtën kohë e kam bërë të qartë që përfshirja në politikë e fesë është tepër e gabuar dhe se historikisht kurdo feja është bërë politike atëhere ajo ka prodhuar viktima. Këtë se them unë, por historia edhe ajo tepër e freskët. Përtej kësaj, meqë pashe që një pjesë të miqve e kolegëve muslimanë ishin ndjehen të fyer, ky nuk ka qenë as do të jetë ndonjëherë qëllimi im", shkruan Hazizaj.
REAGIMI I PLOTË
"Në lidhje me debatin e sotëm tek Opinion, meqenëse e shoh që thëniet e mia janë nxjerrë jashtë kontekstit - dhe me të drejtë miq, kolegë dhe njerëz të mirë më kanë shkruar për këtë çështje - në vijim edhe të debatit të martesës së dy zonjave, besimet fetare duhet të ndalojnë një herë e mirë sulmet, fyerjet, sharjet e paragjykimet ndaj atyre si individë! Qëndrimi i fesë është i njohur përkundrejt martesës në seks të njëjtë, por në Shqipëri ai u kthye në një debat individual kundër 2 njerëzve, duke i trajtuar si qytetare jo të denja, që nuk janë si ne të tjerët, e që kanë shkelur çdo normë morale e shoqërore. Kultura e turpërimit dhe ndëshkimit kolektiv u turr ndaj tyre e ndaj kujtdo që mbështet Edën dhe Albën. Kishte kohë që nuk kishte ndodhur që terrorri dhe presioni psikologjik sa nga feja, sa nga një pjesë e shoqërisë, e amplifikuar edhe nga media, të ngrihej në nivele kaq të larta, sa të përbënte kërcënim për dhunë ndaj kujto që është pro martesës në seks të njëjtë.
Tek Opinion nuk kam thënë asgjë më shumë e më pak, mbase në përdorim të fjalëve jo të duhura që mund të nxirren lehtë jashtë kontekstit, për të ndarë shqetësimin shoqëror, që e gjithë kjo ngrehinë e mbushur me paragjykime, mungesë informimi dhe urrejtje, nëse nuk kontrollohet mund të sillte viktima. Në të njëjtën kohë e kam bërë të qartë që përfshirja në politikë e fesë është tepër e gabuar dhe se historikisht kurdo feja është bërë politike atëhere ajo ka prodhuar viktima. Këtë se them unë, por historia edhe ajo tepër e freskët.
Përtej kësaj, meqë pashe që një pjesë të miqve e kolegëve muslimanë ishin ndjehen të fyer, ky nuk ka qenë as do të jetë ndonjëherë qëllimi im. Feja luan rolin e saj pozitiv në shoqëri, sidomos në aspektin social dhe humanitar, për aq kohë sa ajo nuk nxit pabarazinë, ndasitë shoqërore apo ndërhyn në politikë. Hapësira jonë e dialogut civil ka vend dhe hapësirë për të gjitha mendimet dhe opinionet, për sa kohë e respektojmë të gjithë së bashku. Ndonjëherë është e vështirë, pasi të gjithë vijmë të brymosur me vlerat e bindjet tona, por ato asnjëherë nuk duhet të na pengojnë që të dialogojmë për të mirën e përbashkët dhe mbi të gjitha vlerat e çdo njeriu!"