AKTUALITET, 5 Maj 2026, 09:50

Ishte prezent në aksidentin tragjik në Durrës, rrëqeth djali: Vëllai më tha duke qarë, hajde se më shtypën shokët. Atë skenë as në filma nuk e kishim parë

Ishte prezent në aksidentin tragjik në Durrës, rrëqeth

Një aksident me dy viktima dhe një të plagosur rëndë ka tronditur dy ditë më parë të gjithë opinionin publik.

Shoferi i dehur 57-vjeçari Nikoll Radaçi duke mos menaxhuar shpejtësinë e lartë me të cilën po drejtonte automjetin, ka dalë nga rruga duke u ngjitur në trotuar dhe duke marr zvarrë tre të miturit për thuajse 10 metër e rrjedhimisht duke iu marr jetën 2 prej tyre në vendin e ngjarjes.

Në një intervistë për gazataren Semiljana Azizi, një i pranishëm në vendin e ngjarjes tregon se si ka ndodhur momenti, teksa shton gjithashtu se vëllai i tij ka qenë prezent dhe është larguar nga trotuari ku po luanin dy fëmijët vetëm pak minuta para se të ndodhte ngjarja.

I tronditur, për emisionin “Në kohë reale” i riu tregon se ka parë shpesh filma, por atë që kishte parë në vendin e ngjarjes, momentin kur dy fëmijët kishin humbur jetën ishte përtej imagjinatës.

“Është e pamendueshme. Për çdo gjë që ka ndodhur duhet të merren masa sepse nuk lejohet. Do i kujtojmë djemtë me dorë në zemër. Vëllai ishte në dyqan, ka ardhur në shtëpi duke qarë, më tha: Më kanë shtypur makina shokët e mi. Vij këtu shikoj shumë njerëz të grumbulluar. Ne vërtetë kemi parë filma por atë skenë nuk e kishim parë më parë.”- tregon i mituri.

Ishte prezent në aksidentin tragjik në Durrës, rrëqeth