TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama ka folur ekskluzivisht në “Shqipëria Live” për situatat më të fundit në vend.
“Ne nuk jemi për të treguar se kush është më i fortë se kush e ka e kush jo mbështetjen, nuk është një lojë apo sport, është një marrëveshje shumë serioze me popullin shqiptar, është një kontratë që duhet zbatuar sipas programit, për të cilën njerëzit na kanë votuar. Nuk jemi për të treguar se kush jeni ju, ose kush jemi ne. Disa janë zgjedhur për të votuar dhe për të çuar përpara një projekt historik anëtarësimi në BE, dhe disa kanë zgjedhur të protestojnë ndaj tyre”, tha Rama.
Au foli edhe për protestën e qytetarëve dhe festën e 35-vjetorit të PS-së që do të mbahen në të njëjtën orë.
"Më vjen shumë keq por së pari kemi planifikuar të gjithë këto muaj, kohë më përpara se të shfaqej kjo protestë. 12 qershori është lindja e PS, nuk e spostonin dot ditëlindjen se ka protestë.
Ora është e përshtatshme për faktin se nuk jemi më në temperaturat e mëparshëm dhe nuk mund tu kërkoj njerëzve të mblidhen në pikë të diellit. Ne do të mbarojmë shumë me shpejt. Nuk ka këtu as provokim, as përballje, kjo është jeta demokratike”, tha ai.