TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në shtëpinë e një shqiptari në Acharnes të Atikës janë gjetur shumë mjete shpërthyese dhe municione, materiale luftarake dhe armë. Më shumë se 4,400 gëzhoja, 10 mjete shpërthyese, një armë zjarri e improvizuar, 25 fishekë dhe një numër përbërësish të materialit luftarak u konfiskuan, raportojnë mediat greke.
Armët dhe municioni janë gjetur në banesën e 37-vjeçarit Ermal Meko, i cili ishte arrestuar të mërkurën. Nga kontrollet në shtëpinë në fjalë, ndër të tjera, janë gjetur dhe konfiskuar:
Zona është fotografuar dhe eksploruar nga anëtarë të Drejtorisë së Hetimeve Kriminale, ndërsa sendet e sekuestruara do të dërgohen për ekzaminim laboratorik.
Vazhdojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit tjetër si dhe të përfshirëve të mëtejshëm, ndërkohë që po hetohet për përfshirjen e tyre të mundshme në vepra të tjera kriminale.