AKTUALITET, 22 Maj 2026, 09:47

Ishte ndaluar në Izrael/ “Baki Goxhaj po kthehet në atdhe”, ministri Hoxha: Ky është misioni ynë, të jemi pranë shqiptarëve kur kanë nevojë

Ishte ndaluar në Izrael/ “Baki Goxhaj po kthehet në

Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha në një reagim në rrjetet sociale sot në 22 maj, ka reaguar për shqiptarin Baki Goxhaj, që ndodhej në flotiljen “Global Sumud” e u ndalua nga Izraeli.

Hoxha shprehet se shqiptari Goxhaj tashmë është rrugë për në atdhe.

Në reagim, ministri shprehet se strukturat e Shërbimit të Jashtëm, në bashkërendim edhe me instuticione të tjera, kanë ndjekur çështjen pa ndërprerje, duke qenë në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet e Izraelit.

Ministri nënvizon se Shërbimi i Jashtëm demonstroi dhe njëherë se gjendet pranë shtetasve të saj në çdo kohë e rrethanë.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, postim në X:

Shtetasi shqiptar, z. Baki Goxhaj, pjesëmarrës në flotiljen “Global Sumud”, është tashmë rrugës për në  atdhe.

Që në momentin e parë të sinjalizimit, strukturat e #Shërbimit të Jashtëm, në bashkërendim me institucionet e tjera shqiptare kanë ndjekur pa ndërprerje çështjen, në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet izraelite.

#Shqipëria ka qenë e qartë dhe konsistente në kërkesën e saj për respektimin e plotë të të drejtave të shtetasit shqiptar, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe normat humanitare, duke reaguar kundër çdo forme trajtimi të papranueshëm.

Ky rast është një tjetër dëshmi e përkushtimit të përditshëm dhe e punës profesionale të Shërbimit të Jashtëm, përfshirë #përfaqësive tona #diplomatike dhe #konsullore, për t’u gjendur pranë qytetarëve shqiptarë në çdo kohë dhe në çdo rrethanë, me përgjegjësi, profesionalizëm dhe përkushtim të plotë institucional.

Ky është misioni ynë: të përfaqësojmë e mbrojmë interesat e Republikës së Shqipërisë dhe ato kombëtare, të jemi pranë #qytetarëve shqiptarë, veçanërisht në momentet kur ata kanë më shumë nevojë për mbështetjen, kujdesin dhe angazhimin e shtetit të tyre.