TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-ministrja socialiste, Ermelinda Meksi ka reaguar sërish mbi debatet që kanë shoqëruar protestat e fundit kundër projektit të propozuar në zonën e Zvërnecit, duke ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si qeveria po i trajton shqetësimet e qytetarëve.
Sipas Meksit, reagimi i fundit i Kryeministrit në platformën X fokusohet kryesisht te madhësia e protestës, mënyra se si ajo paraqitet në media, si dhe te ndikimi i mundshëm i dezinformimit, amplifikimit dixhital dhe rrjeteve sociale në formësimin e perceptimeve publike.
Më tej Meksi thekson se reagimi i kryeministrit “i kushton shumë më pak vëmendje përmbajtjes së pyetjeve që qytetarët po ngrenë lidhur me korrupsionin, transparencën, konsultimin publik, pronësinë, ndikimin mjedisor dhe përfitimet konkrete publike të investimit”.
Ajo thotë se Kryeministri vazhdon ta trajtojë çështjen si një debat mbi një projekt që “ende nuk ekziston”, ndërsa mesazhi që vjen nga protestat duket ndryshe.
“Kjo fazë kur duhet të zhvillohet debati publik mbi dobinë e investimit, ndikimet e tij afatgjata dhe modelin e zhvillimit që duam për Shqipërinë. Jo vetëm për një projekt të caktuar, por edhe për mënyrën se si e kuptojmë turizmin e qëndrueshëm, mbrojtjen e mjedisit dhe përfitimin e drejtë të qytetarëve nga pasuritë natyrore të vendit.
Në demokraci, më shumë se numri i protestuesve, rëndësi ka mesazhi që ata përpiqen të përcjellin.
Sa më gjatë të vazhdojnë protestat, aq më e madhe bëhet nevoja që ai të dëgjohet dhe të adresohet me dialog, transparencë dhe fakte të verifikueshme.
Sepse çështja nuk është numri i atyre që protestojnë, numër qē megjithatë nuk duhet neglizhuar,por sa institucionet janë të gatshme të dëgjojnë dhe t’u përgjigjen në kohë shqetësimeve që ata shprehin”, thuhet në reagimin e Ermelinda Meksit.