AKTUALITET, 9 Korrik 2026, 15:25

Integrimi, Shqipëria në çast vendimtar/ Pirdeni: Forcim i kapaciteteve dhe modernizim i administratës

Integrimi, Shqipëria në çast vendimtar/ Pirdeni: Forcim i

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, në përmbyllje të Javës së Administratës, tha se Shqipëria ndodhet në një moment vendimtar për procesin e integrimit europian, ndërsa theksoi se anëtarësimi duhet parë si një mundësi për forcimin e shtetit dhe konsolidimin e institucioneve.

Për përballjen e këtij procesi, Pirdeni theksoi forcimin e kapaciteteve dhe modernizimin e mëtejshëm të administratës.

Pirdeni foli edhe për rritjen e pagave në administratën publike që nga viti 2023, e cila sipas saj ka qenë “kali i betejës” së Qeverisë gjatë kësaj periudhe.

Për luftën kundër korrupsionit, Pirdeni renditi sektorët më të ekspozuar, ku tashmë ka nisur vlerësimi i riskut.

Pirdeni tha se Shqipëria synon të mbyllë teknikisht kapitujt e negociatave deri në vitin 2027, ndërsa 3 prej tyre ndodhen aktualisht në fazë mbylljeje. Fushat si mjedisi dhe siguria ushqimore mbeten më sfidueset në këtë proces, pasi sipas saj nevojitet përafrimi i plotë me standardet europiane.