TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, foli për kalimin e IBAR dhe nisjen e një faze të re të Shqipërisë në raport me integrimin, atë të mbylljes së kapitujve të negociatave.
Bushati tha se nuk ka vend për shampanjë, pasi në vetë raportin e IBAR pasqyrohen problematikat e mëdha që ka vendi të cilat do të duhet të adresohen, pavarësisht se Shqipëria mori një dritë jeshile në këtë hap.
"Që pas luftës në Ukrainë, BE mori një vendim, që të paktën për Ballkanin Perëndimor, duhet të japim sinjale që nuk është më një klub i mbyllur, por ju jep shanse edhe të tjerëve të futen. Nga një anë, prandaj është gjeopolitike, prandaj po përfiton Mali i Zi më shumë dhe ndoshta edhe ne kemi një shans.
Nuk përfiton Serbia, Bosnja, Kosova, pra them është një ndërthurje. Shqipëria edhe me qeverinë Rama, por edhe me qeveritë 30 vjeçare, është vend pro europian që nuk ka hapur kurrë probleme. Në këtë kuptim është edhe për politikat e brendshme.
Kjo ishte një fitore e lavdishme e Ramës, apo një pasqyrë ku ne mund të shohim qeverisjen e Ramës? Rama korri një fitore atje, pasi opinioni qe mbarusur me idenë se këtij nuk i lejojnë asnjë hap atje.
Përveç shampanjës dhe festave, puthjes me ish agjenten e UDB, përvec puthjes, fakti i pasqyrës së kësaj qeverisjes gjendet te raporti IBAR.
Nëse për 30 vite BE na ka thënë jemi të shqëtësuar për korrupsionin, në këtë raport ngre një shkallë më lart dhe thotë Shqipëria rrezikohët nga korrupsion thelbësor, vëren ndryshe nga çka ndodhur këto dekada, se korrupsioni është në rritje.
Fakti që flet për zgjedhje pa kushte të barabarta loje, përmend patronazhistët, përmend sulmet ndaj drejtësisë, përmend imunitetin e Ballukut, etj. Njerëzit tani thonë këta të BE janë çmendur? Kanë numëruar këto zezona dhe thonë vazhdo përpara.
Analiza ime është, këto kushte që mund të bllokonin në IBAR, nuk janë anulluar por eksportuar kur të negociohen grup kapitujt. Fitorja e Ramës nuk është e arritur përmes punës, por kushtet që kishte tani, ka negociuar për ti shtyrë më vonë, prandaj kaluam digën IBAR", deklaroi Bushati.