AKTUALITET, 4 Korrik 2026, 15:36

Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron rrezik të lartë për zjarre në qarqet Lezhë, Durrës dhe Fier

Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron rrezik të lartë për

Sot pasdite dhe nesër në vendin tonë pritet nivel rreziku “I LARTË” nga zjarret në qarqet Lezhë, Durrës dhe Fier, ndërsa në qarqet Shkodër, Tiranë, Berat dhe Vlorë pritet nivel rreziku “I MODERUAR”.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave në qarqet Kukës, Dibër, Elbasan, Korçë dhe Gjirokastër pritet nivel rreziku “I ULËT”. 

Nё disa qarqe pritet nivel rreziku lokalisht “I LARTË” konkretisht: qarku Shkodër (Jug), qarku Tiranë (Perëndim), qarku Berat (Perëndim) dhe qarku Vlorë (Veri-Perëndim). Rreziku më i lartë pritet ditën e nesërme.

Përsa i përket parashikimit meteorologjik dhe konkretisht situatës me reshjet, sot pasdite dhe nesër nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë në bregdet: 21 / 31°C, në vendet e ulëta: 19 / 34°C dhe në vendet malore: 13 / 27°C. Kurse era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, për momente në zonat malore dhe bregdet deri e fortë.