TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Inspektorati Shtetëror i Punës ka dalë me një apel për punëdhënësit dhe punëtorët e sektorit të ndërtimit, duke kërkuar marrjen e masave mbrojtëse ndaj temperaturave të larta të verës, të cilat rrisin ndjeshëm rrezikun e aksidenteve dhe problemeve shëndetësore.
Sipas Inspektoratit, ekspozimi i zgjatur në diell dhe puna fizike intensive mund të shkaktojnë dehidratim, lodhje, ulje të përqendrimit dhe goditje nga nxehtësia, duke vënë në rrezik shëndetin e punëtorëve.
Punëdhënësve u rekomandohet që:
të planifikojnë punët më të rënda në orët më të freskëta të ditës, duke shmangur orët e pikut të nxehtësisë
të sigurojnë ujë të pijshëm të freskët dhe pushime të rregullta në ambiente të hijëzuara
të organizojnë orarin e punës në varësi të kushteve atmosferike
të pajisin punëtorët me veshje dhe pajisje mbrojtëse të përshtatshme
të trajnojnë punëtorët mbi rreziqet e punës në temperatura të larta
Ndërkohë, punëtorëve u kërkohet të hidratohen vazhdimisht, të përdorin veshje të lehta dhe mbrojtje nga dielli, të respektojnë pushimet e planifikuara, dhe në rast marramendjeje, lodhjeje të fortë, dhimbjeje koke apo të përziere, të ndërpresin menjëherë punën dhe të njoftojnë përgjegjësin.
"Mos lejoni që nxehtësia të bëhet rrezik! Siguria dhe shëndeti në punë nuk bëjnë pushim gjatë verës," theksohet nga Inspektorati Shtetëror i Punës.