TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama në 35 vjetorin e PS ka nisur takimin me socialistët në Elbasan. Gjatë fjalës së tij Rama u ndal fillimisht te situata në Zvërnec, duke thënë se njerëzit atje, sipas tij janë pro zhvillimit.
“Duke nisur nga ata që janë atje nga zona e atij zhvillimi, janë të gjithë për atë zhvillim. Nuk duhen ngatërruar gjërat. Janë bërë shumë vite që t’u flitet atyre që janë këtu gjenerata më e re që erdhën dhe u bashkuan me veteranët. As nuk e kanë idenë se çfarë ishte koha, rruga dhe sfida e PS në krijimin e saj. Në vitet kur të ishe anëtar i PS jo e lehtë. Shumë socialistë nuk kishin të drejtën e një pune sepse ishin anëtar të PS. Sot nuk duhet të humbim më trenat e historisë së këtij vendi. Kemi humbur shumë kohë shumë mundësi kemi humbur disa herë trenin e historisë dhe kemi mbetur në buzë humnerash”, tha Rama.
Gjithashtu kryeministri Rama solli sërish shembullin e Malit të Zi, ndërsa protestën e cila është mbajtur prej 7 ditësh dhe sot është në ditën e saj të 8 e quan një çoroditje.
“Shikojini fqinjët tanë. Nuk po ju them Italinë se është ndër 7 vende më të pasura të botës, por shikoni Greqinë dhe se çfarë ka bërë me turizmin dhe se sa shumë ka fituar prej turizmit. Shikoni Malin e Zi, shihni se ku ka arritur. Mali i Zi ka bërë atë që sot na ka ardhur radha ta bëjmë ne dhe për të cilën kanë dalë në protestë ata atje. Është bërë një çorodi e madhe, duke ngatërruar pasionin për mjedisin, me lloj lloj axhendash dhe qëllimesh të tjera. Mali i Zi nuk do ishte ky që është sot, nëse projekti që hapi rrugën e transformimit të Malit të Zi do të ishte bërë këtu. Ata që thonë nuk na duhet turizmi i luksit se nuk kemi lek, nuk e dinë se ato resorte e hotele, janë motorë të ekonomisë së tyre dhe vendit që i ka”, tha Rama.
Kryeministri foli për protestën kundër ndërtimeve në Zvërnec, duke i quajtur ata që kundërshtojnë projektin për resort “injorantë dhe delirantë”.
Rama shtoi me ironi duke iu përgjigjur kërkesës së protestuesve për dorëheqjen e tij, se kush do shkojë të negociojë me BE-në pastaj, ata të veshur si flamingo.
Rama: Gjithsekush ka opinionin e vet, nëse je i shqetësuar për flamingot, natyrën për një zhvillim si të mos e dëmtoj natyrën je i shqetësuar për faktin. Duhet të bësh jehonë të vërtetës jo manipulimit. Të verifikosh të vërtetën dhe jo të bësh tangërllëkun, ne nuk negociojmë. Ne duam dorëheqje? Çfarë dorëheqje? Dorëheqje nga misioni i PS për të anëtarësuar Shqipërinë në BE?! Kush do shkojë atje për të negociuar atje në BE? Kush do i dalë për zot Shqipërisë, ata që mendojnë se të vishesh seksi si flamingo. Këto janë marrëzira që vendet i paguajnë shumë shtrenjtë. Por nuk do shkoj te Gjermania, se do thonë këta janë çuna të bukur pse i ngatërron me nazistët. Nazizmi triumfoi se jo pse ishin njerëz të këqinj aty por se shumë njerëz të mirë shkuan pas të këqinjve. Ata të mirët që janë shumica, vajtën pas berihait. Dhe prandaj nuk e kuptoj si mund të jesh ambientalist dhe të rrish në një shes me lloj lloj njerëzish që kanë në fjalorin e tyre 40 fjalë, shumica njërrokësh, ik tq, dd. Ça ambientalisti është ky? Ndotja më e madhe akustike që i bëhet një shoqërie.