TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Analisti Pano Soko, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, renditi disa prej motiveve, që, sipas tij, e shtynë Ramën që të vriste politikisht Erion Veliajn, që nga vendimi për të mos shkuar në zgjedhjet e vitit 2027 me një kryebashkiak në burg, deri te bërjen shembull të tij, për të gjithë pasuesit, duke çimentuar distancën me ta.
“Pse u vra Veliaj politikisht? Këtu nuk po them pse vajti në prokurori. Ajo që diskutohet sot është se Rama i ka të gjitha në dorë, që nga Këshilli Bashkiak, qeveria.
Motivi racional që shoh unë pse ndodhi kjo, Rama nuk do që të shkojë në zgjedhjet e vitit 2027 me një kryetar bashkie që është në burg. Rama me vrasjen politike që i bëri Veliajt çimentoi distancën mes tij dhe pasuesve. Ai tregoi me këtë 79 mijë anëtarët e Partisë Socialiste, që Erion Veliajn e bëri shembull, dhe një shembull turpërues se është një kryetar bashkie që akuzohet për korrupsion. Distanca mes tij dhe të tjerëve tashmë është kilometrike.
Rama mban rekordin e kryetarit më jetëgjatë të bashkisë, me 11 vjet. Veliaj në vitin 2026 mbushte 11 vjet dhe thyente rekordin e Ramës. Kjo mund të jetë edhe paranoja e një lideri autokrat, ose është një skemë për ta nxjerrë nga burgu përmes shkarkimit, sepse përmes vrasjes politike, ai shpëton akuzën penale”-tha Soko.